Motra e Georgina Rodriguez: Ajo është njeri i poshtër!

05 dhjetor 2022 | 12:01

Georgina Rodríguez duket se nuk ka marrëdhëniet më të mira me motrën e saj Patricia.

Në programin Telecinco “Socialité”, Patricia ka sulmuar gruan e Ronaldos duke e quajtur të poshtër.

Madje, motra e Georginas ka kërcënuar se do të nxjerrë informacione në pah për të.

“Georgina nuk bën gjë tjetër veçse tallet me gjendjen time ekonomike. Ajo qeshet me situatën time dhe ndihet e lumtur për këtë.

Motra ime është një person i keq dhe një vajzë e poshtër. Asnjëherë nuk i kam kërkuar para Georginës, gjithçka që kam bërë është të kërkoj ndihmë për fëmijët e mi. Nuk dua para, thjesht i dhashë numrin e telefonit të shkollës që ajo të mund t’i kontaktonte që të ndihmonte fëmijët e mi për të blerë libra kursi” ka thënë Patricia, motra e Georginas.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ditëve të fundit në berzat rajonale, çmimi i energjisë elektrike…