Raportohen shpërthime në dy baza ajrore në Rusi

05 dhjetor 2022 | 12:03

Janë raportuar shpërthime në dy baza ajrore në Rusinë qendrore, qindra kilometra në lindje të zonës luftarake në Ukrainë. Incidentet kanë ndodhur pasi Rusia ka kryer një fushatë masive sulmesh ajrore brenda Ukrainës, duke synuar rrjetin elektrik të vendit dhe infrastrukturën tjetër civile.

Raportohet se të paktën një shpërthim i madh ka ndodhur në një bazë ajrore ushtarake ruse në rajonin e Saratovit, rreth 600 kilometra në lindje të Ukrainës, ndërsa një tjetër shpërthim ka ndodhur në një aeroport jashtë Ryazanit, në juglindje të Moskës.

Postimet në mediat sociale nga banorët e qyteteve Engels dhe Saratov, më 5 dhjetor, kanë treguar për shpërthimin në bazën ajrore “Engels-2”, rreth orës 6 të mëngjesit me kohën lokale.

Ende ka asnjë konfirmim për arsyen e shpërthimit.

Kanali i pavarur rus në telegram, “Astra”, ka raportuar me burime se një dron i paidentifikuar është përplasur në bazë dhe se dy bombardues me rreze të gjatë “Tu-95” janë dëmtuar, si dhe dy pjesëtarë të personelit ushtarak janë plagosën.

Baza ajrore “Engels-2”  është përdorur si vend prej ku nisën sulmet ajrore më 24 shkurt.

Gjithashtu më 5 dhjetor, agjencia shtetërore e lajmeve, “RIA Novosti”, ka raportuar një shpërthim karburanti në një aeroport jashtë qytetit të Ryazanit, rreth 200 kilometra në juglindje të Moskës.

Sipas raportimeve, tre persona janë vrarë dhe gjashtë janë plagosur në incident dhe një avion është dëmtuar.

Agjencia e lajmeve, “Vishegrad 24”, ka raportuar se shpërthimi ka ndodhur në aeroportin ushtarak Dyagilevo, i cili është gjithashtu një bazë strategjike bombarduesish.

Zyrtarët në rajonin Ryazan nuk i kanë komentuar këto raportime të mediave. /REL

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Georgina Rodríguez duket se nuk ka marrëdhëniet më të mira…