Arsenali interesohet për yllin e Bayernit

05 dhjetor 2022 | 12:08

Lëndimi i sulmuesit Gabriel Jesus ka bërë që Arsenali të përforcime në afatin kalimtar të janarit.

Sipas gazetarit Pete O’Rourke (i cili dha një intervistë për GIVEMESPORT), Arsenali është i interesuar për mundësinë e transferimit të sulmuesit anësor të Bayern Munchen dhe Gjermanisë, Leroy Sane.

Sane për momentin nuk dëshiron që të largohet nga Bayern Munchen për shkak se është titullar vazhdimisht nën urdhrat e trajnerit, Julian Nagelsmann. Megjithatë, sipas O’Rourke, lidhja e tij me Arsenalin përmes Mikel Artetas, Gabriel Jesusin dhe Oleksandr Zinchenkon, do të bënte që ai ta merrte në konsideratë një kalim tek liderët e Premier Ligës.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Janë raportuar shpërthime në dy baza ajrore në Rusinë qendrore,…