Ambasadorja e USAID-it: Normalizimi i raporteve Kosovë-Serbi, mënyra më e mirë për të ecur drejt BE-së

05 dhjetor 2022 | 13:25

Ndihmësadministratorja e USAID-it, Erin E. McKee, pas takimit me presidenten Vjosa Osmani, ka thënë se normalizimi i raporteve në mes të Kosovës dhe Serbisë  me njohjen reciproke në qendër është mënyra më e mirë për përmirësim të raporteve mes fqinjëve.

“Normalizimi i raporteve mes Kosovës dhe Serbisë me njohjen e ndërsjellë në qendër është mënyra më e mirë që ti ndihmojë Kosovës ti përmirësoj raportet e saj me vendet fqinje dhe në këtë mënyrë edhe të zë vendin e vet në mesin e vendeve tjera në kuadër të integrimeve evropiane”, ka thënë McKee.

Ambasadorja e USAID-it, ka theksuar se do të jenë këtu për të gjitha vendet e rajonit.

“Ne do të jemi këtu për të gjitha vendet e rajonit, që të krijojmë një mjedis ku të rinjtë nuk do ta shohin më të ardhmen jashtë atdheut të tyre”, ka thënë McKee.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Superkupa e Kosovës në basketboll do të zhvillohet nga 7…