Bostoni dhe Phoenixi kryesojnë Konferencat

05 dhjetor 2022 | 13:43

Bostoni te rikthehet te fitorja, duke mposhtur me rezultat 103-90 Brooklynin, ndeshje e dominuar nga Celtics. Brown me 34 pikë e 10 rebound si dhe Tatum me 29 pikë e 11 rebound bënë diferencën në parket për Bostonin, duke i bërë të pavlefshme 31 pikët e Durant.

Zhgënjen Denverin, që u mund me rezultat 121-106 nga New Orleans, me Alvarado protagonist, autor i 38 pikëve. Fitorja e tretë radhazi për Lakersat, që falë 55 pikëve e 17 rebound të Anthony Davis mundi me rezultat 130-119 Washingtonin. Phoenixi vijon të jetë lider në Perëndim, duke fituar me rezultat 133-95 ndaj San Antonion.

Ayton me 25 pikë si dhe Booker e Bridges me nga 20 pikë secili u dalluan për Suns. Sacramento mposhti Chicago (110-101), ndeshje ku spikati Monk me 20 pikë.

Rezultatet

New Orleans – Denver             121-106
San Antonio – Phoenix            95-133
Brooklyn – Boston                    90-103
Detroit – Memphis                   112-122
New York – Cleveland              92-81
Washington – Lakers               119-130
Sacramento – Chicago             110-101
Portland – Indiana                   116-100

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nga Agim Musliu (Hulumtim me OSINT) Pjesëmarrja e Serbisë në…