Abdixhiku dhe Cramoni takojnë disa profesionistë shqiptarë në Hamburg

05 dhjetor 2022 | 13:50

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka bërë me dije se së bashku me raportuesen e Parlamentit Evropian (PE) për Kosovën,  Viola Von Cramon, kanë marrë pjesë në një aktivitet në Hamburg, të organizuar nga “Oda e.V.”

Abidixhiku ka thënë se këtë aktivitet kanë takuar profesionistë shqiptarë që jetojnë dhe veprojnë në Hamburg të Gjermanisë.

“Mbrëmë, në Hamburg, së bashku me Viola Von Cramon, Raportuesen e Parlamentit Evropian për Kosovë, ishim mysafirë folës në ngjarjen e organizuar nga shoqata e këtij qyteti ‘Oda e.V.’ Aty takuam profesionistë shqiptarë pjesë e jetës publike në Hamburg. Ishin profesionistë të dalluar nga fusha e mjekësisë, programimit, drejtësisë, ushtrisë e sektori privat. Një potencial të tillë e kemi detyrim ta mbajmë të lidhur me Republikën tonë. Kosova ka shumë dije, profesionalizëm e pasuri njerëzore në çdo qytet evropian.  Si LDK, këtë potencial duam ta përfshijmë në çdo nivel tonin politik”, ka shkruar Abdixhiku në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bostoni te rikthehet te fitorja, duke mposhtur me rezultat 103-90…