Xhaka lanson një markë të modës

05 dhjetor 2022 | 20:14

Mesfushori kosovar Granit Xhaka është i regjistruar në regjistrin tregtar të Kantonit të Luzernit, siç raporton “Handelzeitung”. Kompania “Jucan x Xhaka” është themeluar në Horwe.

Kapiteni i Përfaqësueses së Zvicrës dhe ylli i Arsenalit është i regjistruar në këtë firmë si drejtues i Bordit.

Gazeta zvicerane “20 Minuten” raporton se themelimi i kompanisë ka nisur para Botërorit “Katar 2023”, ndërsa nisja është planifikuar të fillohet me punën në pranverën e vitit 2023.

Johannes Ulcan, bashkëthemelues dhe pronar i markës së modës Jucan, e ka konfirmuar për “20 Minuten” këtë bashkëpunim me Granit Xhakën.

“Me Granitin jemi miq prej kohës, ai më ka mbështetur gjithmonë me markën e kostumeve të mia”, ka thënë Jucan.

Xhaka ka bërë reklamë për këtë markë së bashku me reprezentuesit e tjerë të Zvicrës si Djibril Sow e Haris Seferoviq.

Ucan kishte bërë edhe veshjen që Granit Xhaka e pati në dasmë e vetë.

Shkaku i miqësisë e bashkëpunimit dolën me ide për të krijuar një markë të përbashkët të modës, por nuk bëhet fjalë për kostume.

“Çfarë saktësisht, nuk mund t’ju them ende. Vetëm kaq: Nisja do të jetë në pranverën e vitit 2023. Në fund të fundit, Graniti është ende i zënë në Botëror – shpresojmë të jetë i zënë edhe për shumë ditë tjera”, ka thënë Ucan, duke aluduar në arritjen sa më larg të Zvicrës në Botërorin në Katar.

Zvicra të martën luan në 1/8 e finales të “Katar 2022” me Portugalinë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Rrija e çmimit të vajit që kishte ndodhur në Kosovë,…