PËRKUJTIM PËR ALBIN THAÇI – Gjashtë muaj!
06 dhjetor 2022
| 11:36
Po të shoh çdo ditë
I buzëqeshur je si gjithnjë
Ti je në qiell
e ne
As në tokë e as në qiell!
Tash,
më shpesh të kam në mendje
Çdo sekondë të shoh,
Edhe më shpesh.
Ti mbete i buzëqeshur përjetësisht!
Eee sa gaz na sillje
Sa lumturi,
sa të hareshëm ishim me Ty…
Lumë ne që të patëm e mjerë ne që të humbëm!
Sami Thaçi,
Pejë, 06.12.2022
Albin Thaçi