Borrelli: Teksti final i marrëveshjes u është dërguar Prishtinës dhe Beogradit

06 dhjetor 2022 | 11:48

Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian (BE), Josep Borrell, ka bërë me dije se propozimi final për dialogun u është dërguar dje Prishtinës dhe Beogradit.

“Dialogu midis Prishtinës dhe Beogradit, ky është një moment i rëndësishëm. Mosmarrëveshja për targat ka përfunduar. Tashmë duhet të angazhohen në dialog, me propozimin që është hedhur në tryezë me mbështetjen e fortë të Gjermanisë dhe Francës. Teksti i fundit u është dërguar dje Beogradit dhe Prishtinës, tash ata duhet të nisin diskutimet, diskutime serioze, është një moment që ka një rëndësi të madhe”, ka thënë Borrelli në Tiranë.

Borrelli është shprehur se është optimist për një marrëveshje në mes të Kosovës dhe Serbisë në vitin e ardhshëm.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
“Mirmëngjes yje” kështu ua ka uruar këtë ditë Arbana Osmani…