![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2022/12/samiti.jpg)
Samiti BE-Ballkani Perëndimor, me valle dhe muzikë shkrepet fotografia familjare në Tiranë
06 dhjetor 2022
| 13:04
Në Tiranë është duke u mbajtur samiti ndërmjet vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Evropian (BE).
Është hera e parë që një ngjarje e përmasave të tilla mbahet në kryeqytetin e Shqipërisë.
Pas shkrepjes së fotografisë familjare, udhëheqësit kanë pasur rastin që ta përcjellin nga afër një valle tradicionale shqiptare.
Pastaj ata janë shoqëruar me operë dhe me vallëzim modern.
Pjesë e kësaj fotografie ishte edhe kancelari gjerman, Olaf Scholz dhe presidenti francez, Emmanuel Macron.