Kancelari gjerman po shoqërohet nga një shqiptare në Samitin që po mbahet në Tiranë

06 dhjetor 2022 | 14:13

Tirana është mikpritëse e Samitit ndërmjet vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Evropian.

Pos liderëve tjerë evropianë, në këtë takim është i pranishëm edhe kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz.

Por, kancelari gjerman ka zgjedhur një shqiptare që ta shoqërojë në Samit.

Politologia shqiptare në Gjermani, Vjollca Hajdari, është duke e shoqëruar kancelarin gjerman në këtë samit.

“Gëzohem shumë, që do ta shoqëroj Kancelarin Gjerman, Olaf Scholz, gjatë vizitës së tij në Shqipëri!”, ka shkruar Hajdari në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Tiranë është duke u mbajtur samiti ndërmjet vendeve të…