Bislimi e konfirmon se kanë pranuar versionin e ri të planit franko-gjerman

06 dhjetor 2022 | 14:25

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, ka konfirmuar se kanë pranuar versionin e ri për planin franko-gjerman për dialogun Kosovë-Serbi.

Gjatë raportimit në Komisionin e Punëve të Jashtme, Bislimi ka thënë se Lajçaku sot ka dorëzuar tek kryeministri Albin Kurti versionin e fundit të planit për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi.

Kryenegociatori për dialogun, ka thënë se është e rëndësishëm ajo çka kanë arritur për të afatizuar arritjen e ujdisë deri në mars të vitit 2023.

Bislimi para anëtarëve të komisionit ka bërë me dije se pritjet janë që në janar të nënshkruhet marrëveshja për të zhdukurit me forcë.

Pas pyetjeve të deputetëve për largimin e serbëve në veri nga institucionet, Bislimi ka paraqitur siç ka thënë dështimet ndër vite në veri.

Mirëpo, Bislimit i ka reaguar deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti, i cila ka thënë se këto janë të pavërteta.

Ai e ka akuzuar Bislimin se po tenton që ta lë fajtor ish-presidentin Hashim Thaçi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komisioni Evropian (KE) ka pranuar se në raportin vjetor të…