Kosova mëson kundërshtarët për kualifikimet U17 dhe U19 për vajza

07 dhjetor 2022 | 13:42

Në selinë e UEFA-s në Nion të mërkurën është bërë tërheqja e shortit për kualifikimet e grupmoshave nën 17 dhe nën 19 vjeç në konkurrencën e vajzave.

Përfaqësuesja e Kosovës U17, e cila arriti të promovohet në Ligën A të kualifikimeve për “Euro 2023” si skuadra me bilancin më të mirë nga pozita e dytë, do të bëjë pjesë në Grupin 5, ku janë të përfshira edhe Republika e Irlandës, Franca dhe Italia.

Ndeshjet e këtij grupi do të zhvillohen në Francë, më 23, 26 dhe 29 mars të vitit 2023. Liga A përbëhet nga 28 ekipe. Shtatë fituesit eventualë të grupeve do të kualifikohen në Kampionatin Evropian, i cili mbahet në Estoni. Skuadrat që përfundojnë në vendin e katërt në grupe do të bien në Ligën B për raundin e parë kualifikues të edicionit 2023/24. Ndërkohë, Përfaqësuesja U19 do të marrë pjesë në kualifikimet e Ligës B për “Euro 2023”, ku është përfshirë në Grupin 3, së bashku me Irlandën e Veriut, Qipron dhe Letoninë.

Ndeshjet e këtij grupi do të zhvillohen më 4, 7 dhe 10 prill të vitit 2023 në Irlandën e Veriut. Fituesit e secilit grup dhe skuadra me bilancin më të mirë nga pozitat e dyta do të promovohen në Ligën A për t’i vazhduar më pas kualifikimet drejt Evropianit 2023.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sekretari i Kuvendit të Kosovës, Ismet Krasniqi, ka bërë me…