Gjashtë gara të sprintit në Formula 1 për vitin 2023

07 dhjetor 2022 | 15:15

Formula 1 ka zbuluar një pjesë të rëndësishme të kalendarit për vitin 2023.

Viti që vjen në Formula 1 do t’i ketë gjashtë gara sprint në total, dhe kjo mund të llogaritet si ndryshim i madh. Gjatë ditës së mërkurë, Formula 1 ka njoftuar edhe pistat ku do të zhvillohen garat e sprintit. Azerbajxhani, Austria, Belgjika, Katari, Austini dhe Brazili do të jenë pistat për këto gara.

Lidhur me numrin e garave sprint, tifozët kanë qenë të ndarë, disa me kritika e disa me lëvdata për vendimin. Mbetet të shihet se sa do t’i shtojnë adrenalinë garave të Formula 1 këto gjashtë gara sprinti

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Punëve të Brendshme (MPB), Xhelal Sveçla, ka qëndruar…