Osmani takon ambasadorin francez, bisedojnë për zhvillimet e fundit në veri

07 dhjetor 2022 | 16:26

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur të mërkurën në takim ambasadorin e Francës në Prishtinë, Olivier Guerot.

Temë e diskutimit të takimit ishin marrëdhëniet bilaterale, koordinimin e Kosovës dhe Francës, si dhe zhvillimet e fundit të sigurisë në vend, rajon dhe më gjerë.

Në komunikatën për media të presidencës është thënë se Osmani ka përsëritur angazhimin proaktiv të institucioneve të Republikës për ruajtjen e paqes dhe sigurisë në të gjithë territorin e shtetit.

Osmani dhe ambasadori Guerot kanë diskutuar mbi rezultatet e samitit të 18-të të krerëve të shteteve të Frankofonisë të mbajtur në Gjerba të Tunizisë, ku Kosova ishte përfaqësuar nga presidentja Osmani.

Në këtë drejtim, presidentja Osmani ka folur mbi diskutimin me presidentin e Francës, Emmanuel Macron gjatë punimeve të samitit si mundësi e mirë që të riafirmohet rëndësia e partneritetit në këtë kohë përcaktuese për sigurinë e përbashkët.

“Tutje, bashkëbiseduesit u ndalën tek samiti i liderëve të shteteve të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor në Tiranë, me ç’rast, presidentja Osmani e informoi ambasadorin Guerot mbi diskutimet e saj me liderët evropian për përkushtimin e institucioneve dhe popullit të Kosovës për ta avancuar rrugëtimin evropian, në veçanti planet e Kosovës për aplikim për anëtarësim në BE”, ka njoftuar presidenca.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Artistët më të mirë të muzikës, filmave, televizionit dhe pop…