Komuna e Mitrovicës nënshkruan marrëveshje partneriteti me “Save the Children”

19 korrik 2018 | 15:09

Komuna e Mitrovicës, gjegjësisht Drejtoria Komunale e Arsimit, Drejtoria e Shëndetësisë dhe Drejtoria e Integrimeve Evropiane dhe Mirëqenies Sociale, kanë nënshkruar  marrëveshjen e  partneritetit me organizatën “Save the Children International” në Kosovë.

Kjo marrëveshje u nënshkrua gjatë muajit korrik dhe është e mbështetur në bashkëpunimin mes SCI-së, DKA-së, DSH-së dhe DIEMS-së, për realizimin e aktiviteteve specifike në kuadër të projektit “Përmirësimi i qasjes dhe cilësisë në Kujdesin dhe Zhvillimin gjatë Fëmijërisë së Hershme në Kosovë” (KZHFH).

Palët e lartë përmendura e kanë lidhur këtë marrëveshje duke u bazuar në partneritetin e vazhdueshëm që kanë pasur dhe në frymën e parimeve të SCI-së për partneritet.

Nëpërmjet kësaj marrëveshje parashihet angazhimi i dy edukatoreve parashkollore për shkollat: SFFMU  “Aziz Sylejmani” Paralele e ndarë në Suhodoll dhe  ShFMU “Sefedin Smakolli” në Rashan.

Projekti do të vazhdojë te implementohet edhe në SHMU “Sylejman Vokshi” në Broboniq, SHMU “Fazli Greiçevci” paralelja e ndarë në Vërnicë, ku parashihet ofrimi i një granti për të mbështetur zbatimin e planit zhvillimor të këtyre dy qendrave të  KZHFH-së.

Po ashtu edhe për Institucionin Parashkollor “Gëzimi Ynë” në Mitrovicë do të ofrohet një grant për të mbështetur zbatimin e planit zhvillimor të këtij institucioni.

Gjatë këtij muaji me organizatën “Save the Children International” në Kosovë është nënshkruar edhe marrëveshja tjetër e bashkëpunimit me Drejtorinë Komunale të Arsimit. Kjo marrëveshje është bërë me qëllim të bashkëpunimit në mes të SCI-së dhe DKA-së për realizimin e aktiviteteve specifike në kuadër të projektit për Arsimin Gjithëpërfshirës.

Nëpërmjet kësaj marrëveshje parashihet angazhim i një mësimdhënësi të ri mbështetës gjithëpërfshirës në nivelin e Drejtorisë Komunale të Arsimit për të ofruar përkrahje të vazhdueshme për shkollat që do të përfshihen në grupin shkollor të komunës së Mitrovicës, si dhe  ofrimi i granteve të vogla për të mbështetur zbatimin e planeve zhvillimore shkollore të grupeve të shkollave përfituese, të frymëzuara nga Indeksi për Gjithë përfshirje.

Projekti do të zbatohet në pesë shkolla fillore: SHFMU “Migjeni”, SHFMU “Bedri Gjinaj”, SHFMU “Eqrem Çabej”, SHFMU “Musa Hoti”në Mitrovicë dhe SHFMU “Bislim Imeri” në Kçiq të Madh.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Skuadra e Prishtinës është favorite për ndeshjen ndaj Fola Esch,e …