Raportuesi i Kosovës për PE: Vizat hiqen deri në fund të vitit

19 korrik 2018 | 15:27

Raportuesi i Kosovës në Parlamentin Evropian (PE), Igor Sholtes, pas rekomandimit pozitiv nga Komisioni Evropian për liberalizimin e vizave, ka thënë se shpreson se ky proces do të finalizohet deri në fund të këtij viti.

Ai ka thënë se pas pushimit veror, do të ecin me shpejtësi me të gjitha procedurat e nevojshme, që së pari kjo temë të vihet në agjendën e Komisionit “LIBE” dhe më pas do të pasojë vendimi nga Parlamenti Evropian.

Ai është shprehur i bindur se do të jepet drita e gjelbër të liberalizimit të vizave në fillim të vjeshtës. Por sipas tij, pjesa më e vështirë do të jetë votimi në Këshill.

“Shpresoj që vendet anëtare të ndjekin shembullin e Komisionit Evropian dhe të Parlamentit. Është koha që qytetarët e Kosovës të gëzojnë të njëjtat mundësi dhe të marrin trajtimin e njëjtë si fqinjët e saj. Kjo nuk duhet të shtyhet tani kur konfirmohet se kërkesat janë përmbushur”, ka thënë ai për “BIRN”-in.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një delegacion nga fshati Topillë i Komunës së Shtimes, në…