Varhelyi pas takimit me Bislimin: Diskutuam për aplikimin e Kosovës për anëtarësim në BE

08 dhjetor 2022 | 13:28

Komisionari i Bashkimit Evropian (BE) për fqinjësi dhe zgjerim, Oliver Varhelyi është takuar në Bruksel me zëvendëskryeministrin e parë të Kosovës, Besnik Bislimi.

Varhelyi ka bërë me dije se me Bislimin ka biseduar për aplikimin e afërt të Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian (BE).

“Aplikimi i afërt i Kosovës për fillimin e procesit të anëtarësimit në BE ishte temë e takimit me Besnik Bislimin”, ka shkruar Varhelyi në “Twitter”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Barije Sopa shpall të pavlefshme diplomën e shkollës së mesme…