![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2022/12/BE99C024-1234-405E-B44F-3978331FF6E3.jpeg)
Votohet Projektligji për trajtimin e ndërtimeve pa leje
08 dhjetor 2022
| 19:28
Pas një debati të gjatë, që u përcoll gjatë ditës në Kuvendin e Kosovës, kur u trajtua plotësim-ndryshimi i Ligjit për trajtimin e ndërtimeve pa leje, në orët e pasdites këto ndryshime e plotësime në këtë Projektligj arritën të votohen nga deputetët e Kuvendit, ndonëse për t’i siguruar votat e mjaftueshme u desh të përsëritet dy herë votimi.
Fillimisht ky ndryshim nuk arriti t’i merrte votat e mjaftueshme dhe për të votuan vetëm 56 deputetë ndonëse në sallë numri i tyre ishte 66, por kur të tjerë ligjvënës u kthyen në sallë plenare i njëjti u riprocedua në votim, përpjekje kjo që rezultoi e suksesshme.
Për këtë Projektligj votuan 62 deputetë derisa 4 të tjerë abstenuan.