Grabovci fton Fatmir Limajn të rikthehet në PDK

09 dhjetor 2022 | 00:03

Ish-shefi i grupit parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Adem Grabovci, ka treguar nëse mund të ketë një ribashkim me Nismës Socialdemokrate dhe Fatmir Limajt në PDK.

Grabovci ka thënë se PDK-ja është e hapur për të gjithë, duke e ftuar Limajn t’i bashkohet kësaj partie.

“Fatmir Limaj ka qenë një ndër themeluesit e PDK-së, e dimë atë. Dhe mendoj se PDK-ja duhet ta ruajë atë të kaluarën e vetë, përcaktimin e vetë – e hapur për të gjithë. Në PDK kanë vend të gjithë ata që dëshirojnë të japin kontributin e tyre. Edhe z. Limajn nuk e shoh si të tepërt përkundrazi do të ishte pozitive nëse ai do ta gjente vetveten në PDK-në”, ka thënë Grabovci për “Periskopin”.

Grabovci ka komentuar edhe ndarjen e Limajt nga PDK-ja dhe ka treguar se a do t’i pengonte partisë fakti që kanë qenë pjesë e VLAN-it kundër tyre.

“Unë nuk mund të them sepse ato janë gabime që lënë pasoja dhe nuk harrohen. Por, mund të falen dhe këtë ne duhet ta kemi parasysh. Për hir të procesit, se asnjëri nuk jemi të angazhuar për interesin individual. Fuqizimin e PDK-së, së pari duhet t’i shfrytëzojë kapacitetet e brendshme që i ka këtu ekzistuese, t’i aktivizojë, mobilizojë, t’i shpërndajë detyra e përgjegjësi prej qendrës. T’i ofrojë një vizion apo ofertë që është e kapshme për qytetarin e vendit. PDK- duhet të jetë e hapur për të gjithë. Unë absolutisht nuk kam asgjë kundër që në PDK të gjithë ata që janë të gatshëm të kontribuojnë për procesin të jenë pjesë. Pavarësisht vërejtjet, po e quaj ndonjë mospajtim, me Fatmir Limajn unë rri, komunikoj dhe besoj që me Fatmir Limajn kur të është në pyetje interesi i përgjithshëm mund të harmonizohemi shumë”, ka thënë Grabovci.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zyrtari i lartë i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Përparim…