Shpërthimi i fundit ndodhi tek “Tre Rrokaqiejt”, e konfirmon Policia

09 dhjetor 2022 | 22:19

Një shpërthim i radhës ishte dëgjuar para pak minutash në veri.

Rastin tashmë e ka konfirmuar edhe Policia. Besim Hoti, zëdhënës i PK-së në Mitrovicën Veriore ka treguar se shpërthimi ka ndodhur në zonën rreth “Tre Rrokaqiejve”.

Hoti tha se nuk ka dëme e as të lënduar nga shpërthimi.

Këto veprime vijnë pas vendosjes së forcave të rendit në veri, pasi tri ditë më parë dyshohet se kriminelët serbë shkaktuan rreth gjashtë shpërthime nëpër veri.

Forca policore ka edhe tek Tre Rrokaqiejtë ku ndodhi shpërthimi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kur do të marrë fund lufta ruse në Ukrainë? Sekretari…