Daut Haradinaj: Po duket se Serbia ende nuk u mbush mend

09 dhjetor 2022 | 23:02

Zyrtari i lartë i AAK-së, ish deputeti, Daut Haradinaj, ka reaguar në lidhje me zhvillimet e fundit në veri.

Ai ka shkruar në “Facebook” se po duket që Serbia ende nuk u mbush mend.

“Po duket që Serbia ende nuk u mbush mend. Nëse e nisi fundosjen Jugosllavia me sulmet e Serbisë ndaj shqiptarëve në periudhën 81-97, të njëjtin avaz po e vazhdon edhe tash por po e ndjell fundosjen e vet”, ka shkruar Haradinaj.

Ditëve të fundit janë shtuar incidentet në veri të Kosovës, por pa pasoja në njerëz.

Në orët e vona të 8 dhjetorit, Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një pjesëtar i saj është lënduar lehtë gjatë një sulmi të armatosur në veri.

Sulmi ka ndodhur pak orë pasi Policia e Kosovës ka shtuar prezencën e saj në atë pjesë të Kosovës.

Në katër komunat në veri – Mitrovicë e Veriut, Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok – pritet të mbahen zgjedhjet lokale më 18 dhjetor. Lista Serbe – partia më e madhe e serbëve në Kosovë, e cila ka mbështetjen e Beogradit zyrtar, kundërshton mbajtjen e tyre.

Përfaqësuesit e saj kanë dhënë dorëheqje në fillim të nëntorit, në shenjë kundërshtimi ndaj një vendimi të Qeverisë së Kosovës për të riregjistruar makinat me targa ilegale serbe në veri.

Për shkak të incidenteve të fundit, Shtetet e Bashkuara kanë kërkuar që Kosova të shtyjë mbajtjen e zgjedhjeve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në një intervistë të zhvilluar nga gazetari Ridvan Berisha me…