Zhdukja e mostrave të Astrit Deharit, njëri nga të dorëhequrit e Institutit është vëllau i deputetit të VV-së

10 dhjetor 2022 | 14:23

Pas zhdukjes së mostrave të Astrit Deharit nga Laboratori i Toksikologjisë që funksionon në kuadër të Institutit të Mjekësisë Ligjore, ka dhënë dorëheqje zëvendësdrejtori i IML’së, Naim Uka.

Merret vesh se Uka është vëllai i deputetit të Vetëvendosjes, Fitim Uka, dhe se të njëjtit i ishte kërkuar të jepte dorëheqje, në të kundërtën do të shkarkohej. Deri në momentin e publikimit të tekstit, Naim Uka s’ka kthyer përgjigje kur është pyetur për këtë çështje.

Se ata janë vëllezër dëshmohet edhe përmes një fotografie që kishte publikuar Naim Uka me deputetin e VV’së, gjatë tetorit. 

“Relax familjar me Babën dhe vllazninë?”, kishte qenë përshkrimi që ai i kishte vendosur kësaj fotografie dhe e kishte etiketuar deputetin e VV’së.

Lajmin për dorëheqje e ka konfirmuar vetë Uka për Express.

“Po, është e vërtetë se kam dhënë dorëheqje morale dhe të parevokueshme nga pozita e zv. Drejtorit të IML-së”, ka deklaruar Uka.

Prokurori special, Blerim Isufaj, ka konfirmuar nisjen e hetimeve për zhdukjen e mostrave të Deharit.

I kontaktuar nga Gazeta Express, prokurori Isufaj tha se hetimet kanë filluar, teksa shtoi se “nuk mund të thotë asgjë më shumë rreth rastit”.

Ndryshe, Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, dje në një konferencë për media njoftoi për zhdukjen e mostrave të ish-aktivistit të LVV-së, Astrit Dehari.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Manuel Neuer ka pësuar një aksident ku duket se ka…