FIFA hap dy procedura disiplinore ndaj Argjentinës

10 dhjetor 2022 | 15:06

Komiteti Disiplinor i FIFA-s ka hapur procedurë disiplinore ndaj Federatës Argjentinase të Futbollit, për shkelje të mundshme të neneve 12 (Sjellje e pahijshme e lojtarëve dhe zyrtarëve) dhe 16 (Rendi dhe siguria në ndeshje) të Kodit Disiplinor të FIFA-s, pas ndeshjes çerekfinale mes Argjentinës dhe Holandës në Kupën e Botës, ku u thye rekordi për më së shumti kartonë të verdhë në një ndeshje Botërori, me gjyqtarin Mateu Lahoz që i shpërndau plotë 16 të tillë.

Komiteti Disiplinor i FIFA-s ka hapur procedurë edhe kundër Federatës së Futbollit të Holandës, për shkelje të mundshme të nenit 12 të Kodit Disiplinor të FIFA-s.

Argjentina arriti ta eliminojë Holandën vetëm pas ekzekutimit të penalltive, në një ndeshjet tejet të tensionuar.

Lojtari argjentinas, Leonardo Paredes bëri një akt të pahijshëm, duke e goditur topin drejt bankës rezervë të Holandës. Kjo shkaktoi reagime dhe tensionim të situatës, ku më pas holandezi Virgil Van Dijk e goditi me gjoks, duke e përplasur për tokë.

Gjeste ironie ndaj kombëtares së Holandës bëri edhe ylli Lionel Messi.

Pas ekzekutimit të fundit të penalltisë që vulosi fitoren e argjentinasve, këta të fundit kthyen kokën drejt lojtarëve holandezë duke bërë shenja mimike, si dhe me duar, në formë ironie, ndërkohë që tulipanët u gjunjëzuan të dëshpëruar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pas zhdukjes së mostrave të Astrit Deharit nga Laboratori i…