Në kujtim të Fatimes, Gazmendit dhe Makfiretes!

10 dhjetor 2022 | 15:14

Shkruan: Shkëlzen Gashi

Më 5 mars 1998, Njësia për Operacione Speciale, Njësia Speciale Antiterroriste dhe Njësia Speciale Policore, të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Sërbisë, rrethuan fshatrat përreth Prekazit të Skënderajt.

Në shënjestër të ofensivës së tyre ishte fshati Prekaz, saktësisht familja e Shaban Jasharit, për shkak se djemtë e tij, Hamza dhe Ademi, kishin themeluar dhe i udhëhiqnin celulat e para të UÇK-së në këtë zonë.

Në këtë ofensivë forcat sërbe vranë 59 veta në Prekaz, tre në Polac, dy në Llaushë, dy në Turiqec, një në Burojë dhe një në Tushilë, pra gjithsej 68 veta, prej të cilëve 40 ishin civilë të paarmatosur. Ndër civilët, 26 ishin femra e 14 meshkuj; 18 ishin të mitur, kurse pesë mbi 65-vjeçarë; 37 ishin shqiptarë, e tre romë.

Të parët që u vranë në këtë ofensivë më 5 mars 1998 ishin Fatime Gashi, 50 vjeçare e komunitetit rom, me fëmijët Gazmendin 16 vjeç dhe Makfireten 13 vjeçe. Po bëhet gati çerek shekulli nga vrasja e tyre dhe, fatkeqësisht, Fatimen, Gazmendin dhe Makfireten nuk po i përkujtojmë kurrë.

Sot është dita ndërkombëtare e të drejtave të njeriut.

Respekt për të gjitha viktimat e luftës 1998-1999, pa marrë parasysh përkatësinë e tyre etnike, fetare, gjinore, racore, krahinore, politike, e me radhë.

P.S.

Fotografinë e Gazmendit të vrarë e kam gjetë në arkivën e fotografit Ilaz Bylykbashi.

https://www.facebook.com/731278293/posts/pfbid0hBprL6bdgmXtLf9eMPPhm8mm13BHjDUdvrwFaDyGL6jZqihZTgM4zzkzWiFStGbql/?mibextid=cr9u03

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komiteti Disiplinor i FIFA-s ka hapur procedurë disiplinore ndaj Federatës…