Serbët nisin vendosjen e barrikadave në Zveçan dhe Leposaviq

10 dhjetor 2022 | 15:36

Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, e ka telefonuar tash të Dërguarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Arsye për këtë është arrestimi i një ish-zyrtari policor nga Policia e Kosovës në pikëkalimin kufitar në Jarinjë, raporton Tanjug, përcjell KlanKosova.tv.

“Kurti po bën hakmarrje brutale dhe frikësim. Ai është duke u hakmarrë për largimin nga institucionet në veri, përfshirë policinë”, ka thënë Petkoviq.

Derisa pas arrestimit të Dejan Pantiq, serbët në veri kanë nisur vendosjen e barrikadave në Zveçan dhe Leposaviq.

Arrestimi i ish-zyrtarit policor, Dejan Pantiq, ka bërë që qytetarë serbë të nisin të grumbullohen në pjesën veriore.

Burime të KlanKosova.tv kanë treguar se serbët kanë nisur të vendosin barrikada në Rudar afër Zveçanit dhe në Leposaviq.

Qëllimi i tyre thuhet të jetë që të mos mundësohet “dërgimi në Prishtinë i ish-policit”.

Derisa aktualisht në Mitrovicë të Veriut janë duke u dëgjuar alarmet e lëshuara prej disa minutash.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar…