Vlora Çitaku: Qeveria ka dështuar të krijojë kushtet për mbajtjen e zgjedhjeve në veri

10 dhjetor 2022 | 17:07

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka folur para mediave, pas takimit me Presidenten Vjosa Osmani, aty ku u caktua 30 prilli i 2023-ës si datë për mbajtjen e zgjedhjeve.

Këtë shtyerje të datës, për më shumë se 4 muaj, Çitaku e ka quajtur dështim të Qeverisë.

Tutje Çitaku ka shtuar se, PDK ështa bashkuar në konsensus, për t’i shtyrë zgjedhjet, pasiqë e vetme nuk dëshiron të kandidojë në veri, por ka porositur Qeverinë që tash e tutje e deri në prill, të merrët shumë më seriozisht çështja e veritu të vendit.

“Kemi shpallur kandidaturat për zgjedhje në komunat veriore, sepse mospjesëmarrja jonë do të inkurajonte edhe më tej grupet dhe bandat kriminale. Sot presidentja na ftoi në takim konsutltativ për të shtyrë datën e zgjedhjeve. Ajo që duam qartë është se institucionet e Kosovës, Qeveria ka dështuar të krijonë kushtet për mbajtjen e zgjedhjeve në vend. PDK-ja nuk mund të hyjë e vetme në zgjedhje në veri, sepse ishte mendim i të gjitha partive që zgjedhjet të shtyhen, dhe ne iu bashkuam këtij konsensusi.

Nga tash deri në prill kur mund të mbahen zgjedhjet, kërkojmë nga qeveria dhe institucionet, Policia e Kosovës, kryeministri që gjendjen në veri ta trajtojnë seriozisht. Shumë pak mund të ndryshojë gjendja në terren, në rast se qasja e institucioneve të Kosovës nuk ndryshon. Nuk guxojmë të dorëzohemi para bandave kriminale. E kuptuam sot që institucionet e Kosovës nuk janë gati. Ky është dështim. Për hir të konsensusit në vend ne do të marrim pjesë në zgjedhjet e prillit dhe kërkojmë nga institucionet e Kosvoës që gjendjen në veri ta trajtojë seriozisht e jo me tastatura të facebookut.” ka thënë Çitaku.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Punëve të Brendshme Xhelal Sveçla ka thënë se…