Zgjedhjet në veri do të mbahen më 23 prill

10 dhjetor 2022 | 17:12

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka caktuar 23 prillin e vitit të ardhshëm si datë të re për mbajtjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme në veri.

Nga Presidenca kanë thënë se Osmani ka pasur konsensus të plotë mes partive politike për shtyrjen e zgjedhjeve në veri të vendit.

“Presidentja Vjosa Osmani, pas përfundimit të konsultimeve me partitë politike dhe konsensusit të plotë të dalë nga ky takim, ka caktuar 23 prillin e vitit 2023, datë të re për mbajtjen e zgjedhjeve të jashtëzakonshme për kryetarë të komunave: Mitrovicë e Veriut, Zubin Potok, Leposaviq dhe Zveçan dhe për kuvendet komunale të Zveçanit dhe Leposaviqit. Presidentja Osmani ka bërë të ditur se ka pasur konsensus të plotë mes partive politike për shtyrjen e zgjedhjeve në veri të vendit dhe se është marrë parasysh edhe vlerësimi i institucioneve kompetente rreth situatës së sigurisë në veri të vendit”, thuhet në njoftim.

Sipas njoftimit, vendimi i Presidentes udhëzon Komisionin Qendror të Zgjedhjeve që të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për mbajtjen e zgjedhjeve në datën e re.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku, ka folur…