![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2022/12/maroku-1-707x420-1.jpg)
Kualifikim historik për Marokun
10 dhjetor 2022
| 18:01
Nuk kanë fund surprizat në Kupën e Botës në Katar. Maroku ka arritur një kualifikim historik për në gjysmëfinale, duke eliminuar Portugalinë me një fitore minimale 1-0.
Trajneri Santos la në stol Ronaldon dhe Cancelon, duke rrezikuar jo pak. Maroku do të ishte shumë e rrezikshme në pjesën e parë, duke gjetur dhe golin e vetëm të ndeshjes.
Në minutën e 42-të Youssef En-Nesyri ka realizuar një super gol me kokë, duke befasuar portierin Costa. Në fillimin e pjesës së dytë, Portugalia provoi të ndryshonte diçka duke aktivizuar Ronaldon, Cancelon dhe Leao-n, por deri në fund asgjë nuk do të ndryshonte.
Maroku u mbrojt mjaft mirë, madje edhe pse në shtesë ishte me një lojtar më pak pas daljes me karton të kuq të Cheddira.