Haradinaj u bënë thirrje BE-së dhe SHBA-së të ndërhyjnë për ta qetësuar situatën në veri

10 dhjetor 2022 | 19:02

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka reaguar në lidhje me situatën e sotme në veri.

“Shteti i Kosovës të shfrytëzojë të gjithë mekanizmat që i ka për heqjen urgjente të barrikadave dhe çdo pengese tjetër në veri. Qeveria e Serbisë të heqë dorë menjëherë nga politika luftënxitëse dhe t’i tërheqë nga veriu njësitë e veta paramilitare”, ka shkruar Haradinaj në “Facebook”.

Ai ka apeluar te BE-ja dhe SHBA-të që të ndërhyjnë me qëllim të qetësimit të situatës në veri.

“Paqja është e paalternativë! Kosova dhe Serbia të ulen dhe ta arrijnë marrëveshjen e paqes për njohje të ndërsjellë!”, ka shkruar Haradinaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Janë publikuar formacionet zyrtare të duelit më interesant të çerekfinaleve…