Basha: Shqiptarët kudo janë pranë qytetarëve, autoriteteve dhe forcave të sigurisë të Kosovës

10 dhjetor 2022 | 23:21

Deputeti i PD-së, Lulzim Basha, ka theksuar se përdorimi i strukturave të paligjshme dhe grupeve kriminale për të vendosur barrikada në veri, për të kërcënuar dhe goditur me armë policinë e Kosovës, është kthim në të kaluarën e errët.

“Shpërfillja për jetën dhe sigurinë e qytetarëve serbë të Kosovës dhe sulmet ndaj agjensive ligjzbatuese të saj, dëshmojnë se në vend të vullnetit për bashkëpunim, paqe dhe stabilitet në rajon, lidershipi aktual serb ka zgjedhur aktet destabilizuese”, ka shkruar Basha në “Facebook”.

Ai ka shtuar se shqiptarët kudo janë pranë qytetarëve, autoriteteve dhe forcave të sigurisë të Kosovës, që me maturi dhe vendosmëri po përballen me situatën e tensionuar në veri.

“Provokimet e Beogradit zyrtar dhe instrumentalizimi i grupeve të krimit të organizuar nuk mund të tjetërsojnë realitetin e Kosovës së pavarur, frut i sakrificave mbinjerëzore të shqiptarëve dhe përpjekjeve të përbashkëta të NATO dhe SHBA-së”, ka shkruar Basha.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-ministri i Jashtëm i Kosovës, Skender Hyseni ka reaguar pas…