![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2022/03/haxhiu-3.jpg)
Haxhiu: Policia e Kosovës në luftë ndaj bandave kriminale që organizohen nga Beogradi
10 dhjetor 2022
| 23:35
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, i ka dhënë mbështetje policisë në veri.
Ajo ka thënë se Policia e Kosovës ka mbështetje të parezervë në mbrojtje të rendit e të ligjit.
“Policia e Kosovës, si çdoherë në krye të detyrës, në mbrojtje të sovranitetit dhe në luftë ndaj bandave kriminale që organizohen nga Beogradi. Për çdo admirim niveli i lartë i përgatitjes dhe disiplinës së grave dhe burrave anëtarë të Policisë së Kosovës. Mbështetje e parezervë për ta dhe veprimeve të tyre në mbrojtje të rendit e të ligjit në Republikën e Kosovës”, ka shkruar Haxhiu në “Facebook”.