Tensionet në veri të Kosovës, Meta: Të shmanget çdo provokim

11 dhjetor 2022 | 15:19

Lideri i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka reaguar në lidhje me sulmet ndaj policisë së Kosovës në veri dhe ka bërë apel që të shmanget çdo provokim.

Meta u ka bërë thirrje institucioneve të Kosovës t’i venë sa më parë para drejtësisë autorët e sulmeve në veri.

“Dënoj me ashpërsinë më të madhe aktet e papranueshme të dhunës dhe sulmet e armatosura ndaj Policisë së Kosovës dhe personelit ndërkombëtar në veri të Republikës së Kosovës dhe u bëj thirrje institucioneve të drejtësisë të venë sa më parë para drejtësisë autorët e tyre. Apeloj fuqimisht domosdoshmërinë e shmangies së çdo provokimi dhe në veçanti të përshkallëzimit të çdo forme tensioni që minon sigurinë në Kosovë dhe që rrezikon paqen dhe stabilitetin në rajonin tonë”, ka shkruar Meta në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Me kualifikimin në katërshen e fundit të Kupës së Botës…