“Serbët në Kosovë i pret një natë e vështirë”

11 dhjetor 2022 | 22:21

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, pas mbledhjes së Këshillit të Sigurimit Kombëtar, ka thënë se Policia e Kosovës nuk ka të drejtë të jetë në veri.

Në një konferencë për media, Vuçiq ka deklaruar se për shkak të situatës së krijuar në veri të Kosovës, e diela e 11 dhjetorit ka qenë dita më e vështirë për të që kur është shpallur president.

Ai ka thënë se serbët në Kosovë po i pret një natë e vështirë.

“Një natë e vështirë na pret, kemi garanci nga KFOR-i se nuk do të ketë veprime të dhunshme. Shpresoj të kemi garanci nga KFOR-i, nga Evropa, se nuk do të ndërmarrin veprime të dhunshme ndaj demonstruesve. Shpresojmë që kështu do të shkojë. Ne vazhdojmë të flasim me ta, kjo është puna jonë. Do të bëjmë gjithçka për të ruajtur paqen dhe stabilitetin ”, ka thënë Vuçiq.

“Sot për mua është sigurisht dita më e vështirë që kur kam qenë president apo kryeministër i Serbisë, ndoshta nata më e vështirë më pret”, shkruan Danas.

Ai tutje ka shtuar se ka disponim të njerëzve në Serbi, siç thotë ai, për ta mbrojtur vendin.

“Kurrë që nga ekzistenca e APJ-së nuk kemi pasur këtë lloj rekrutimi dhe këtë lloj reagimi, disponimin e njerëzve për t’u vënë në dispozicion të atdheut të tyre”, ka thënë ai teksa shtoi se “në terren është një luftë të vështirë e një kombi për mbijetesë në vatrat e tij”.

“Sot ata pushtuan me njësi speciale. Komuniteti ndërkombëtar bën sikur nuk e pa. Bëhet fjalë për një përpjekje për t’i dhënë fund problemit serb në Kosovë, në të cilin marrin pjesë Kurti, autoritetet e Prishtinës dhe një pjesë e mirë e bashkësisë ndërkombëtar”, ka thënë presidenti serb.

Vuçiq ka përmendur edhe kërkesën e SHBA-së për heqjen e barrikadave të vendosura në veri të Kosovës.

“E kuptova shumë mirë atë mesazh dhe e prisja, megjithëse jam i zhgënjyer. Ata kanë fëmijën e tyre dhe po e mbrojnë. Fëmijën shqiptar e krijuan 20 vjet më parë dhe e mbaruan 14 vjet më parë, e tash thonë se barrikadat janë problem. Nuk kufizojnë lëvizjen e asnjë shqiptari, është protestë”, u shpreh Vuçiq.

Presidenti i Serbisë, ka kërkuar që të mos preken ekipet e KFOR-it dhe EULEX-it.

“Bëjmë thirrje për bisedime paqësore, për lirimin e një njeriu të pafajshëm që u arrestua në mënyrë të pafajshme”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Forcat ruse kanë vazhduar sulmet ajtore ndaj qytetit ukrainas Bakhmut…