Red Bull ‘godet’ Perezin: Verstappeni i pakonkurrencë në botërorin e ardhshëm

12 dhjetor 2022 | 12:18

Te Red Bull do të vijojnë të mbështesin Max Verstappen për fitimin e titullit kampion për pilotë, duke nxjerrë në plan të dytë meksikanin Sergio Perez.

Deklarata e dhënë nga Helmut Marko në lidhje me dy pilotët e skuadrës kampione në Formula 1 e konfirmon këtë gjë.

“Nuk shoh ndonjë pilot tjetër që mund të sfidojë Max në botërorin e ardhshëm, në harkun e një sezoni. As Perez megjithëse kanë të njëjtën makinë. Sergio mund të fitojë 1 apo dy gara në maksimum, por jo titullin kampion. Aktualisht nuk është në gjendje të sfidojë Verstappen për titullin”, ka thënë Marko.

Deklaratë kjo që tregon qartë se te Red Bull kanë vendosur hierarkinë, me Verstappen si pilot të parë. “Ne synojmë të jemi fitues edhe sezonin e ardhshëm. Sergio është një shok i shkëlqyer skuadre për Max, që e ndihmon, por vështirë se ai mund të duelojë ndaj tij për titullin”, ka deklaruar Marko.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
“Dita e re ‘D’ për Serbinë mund të jetë e…