Këshilltari i Kurtit i reagon ish-kryeministrit suedez: Serbia është ajo që po e kërcënon Kosovën

12 dhjetor 2022 | 12:53

Jeton Zulfaj, këshilltar i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar ndaj deklaratës së ish-kryeministrit të Suedisë, Carl Bildt, i cili ka thënë se situata në veri, do të nxehet pasi Kosova të aplikojë për anëtarësim në Bashkimin Evropian (BE).

Zulfaj ka thënë se Bildit i ka munguar thelbi i temës, duke shtuar se nuk duhet përmendur termin “Kosova Veriore por “Veriu i Kosovës”.

Këshilltari i Kurti i ka thënë ish-kryeministrit suedez, Serbia është ajo që po e kërcënon Kosovën, ndërsa Kosovën e quajti si vendin më demokratik në rajon.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Përveç Bruce Lee, Jackie Chan është padyshim ylli më i…