“Po bëhen 55 orë që policët e Kosovës pa ndërrim janë duke qëndruar në Jarinjë”

12 dhjetor 2022 | 12:59

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ganimete Musliu, ka bërë me dije se në bazë të informatave që ka nga tereni, po bëhen 55 orë që policët e Kosovës pa ndërrim janë duke qëndruar në Jarinjë pasi rruga është bllokuar që 48 orë.

“Përveç lodhjes e rraskapitjes, atyre tash po ju përfundojnë edhe rezervat e ushqimit. Qeveria e Kosovës duhet të jetë transparente dhe të na njoftoj për gjendjen e policëve. Urgjentisht të gjendet një mundësi që të bëjë ndërrimin e policëve dhe të siguroj rezerva të ushqimit për ta”, ka shkruar deputetja Musliu.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kapiteni i Kroacisë, Luka Modriq ka folur për të ardhmen…