Në Ingolstadt mbahet kuvendi zgjedhor i nëndegës së PDK-së, kryetar zgjedhet Arben Bajrami

12 dhjetor 2022 | 20:23

Kryetar i nëndegës së Ingolstadt-it zgjedhet veprimtari Arben Bajrami.

Në praninë e kryetarit të këshillit për organizimin e kuvendit të degës së PDK- së për Bavari, Isak Neziri, dhe anëtarëve tjerë të këshillit e kryetarëve të nëndegëve, sot u mbajt kuvendi zgjedhor në nëndegën e Ingolstadt- it e ku kryetar zgjedh Arben Bajrami.

Kuvendi zgjodhi edhe kryesinë në përbërje prej 11 anëtarëve.

Potenciali i qytetarëve tanë gjithandej botës është për t’u admiruar.

Për t’u admiruar është edhe puna e madhe e veprimtarëve e veprimtareve në strukturimin masiv të PDK-së, tek mërgata.

Potenciali politik, ekonomik, kulturor, dijes, sportit, tek mërgata është i gatshëm të ndihmojë Kosovën në të gjitha sfidat  me të cilat ballafaqohet vendi sot.

Partia Demokratike e Kosovës po rikthehet fuqishëm gjithandej tek mërgata.

Si e tillë, Partia Demokartike do të jetë gjithmonë dhe përherë në shërbim të tyre dhe vendit.

Mërgata e PDK-së, po e koncepton se politika aktuale e pushtetit po bëhet me yryshje dhe zbrapsje.

Si e tillë po i vë në dilema të arriturat me shumë sakrificë.

Mbajtja e zgjedhjeve në pjesën veriore të vendit, për PDK-në, përveç si obligim kushtetues, është interes nacional.

Qeveria aktuale me politikat e gabuara dështoi për të krijuar kushte në mbajtjen e tyre.

Andaj fuqizimi i PDK-së, është sa i nevojshëm edhe i domosdoshëm në aktualitetin e sotëm politik.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bashkimi Evropian do t’i ofrojë Ukrainës edhe 2 miliardë euro…