Stradner: Rusia me strategji të përshkallëzimit të konfliktit Kosovë-Serbi

13 dhjetor 2022 | 11:50

Situata në veri të Kosovës, për dallim nga herët tjera, është më serioze dhe mund të përshkallëzohet për shkak të provokimeve shtesë, si nga Beogradi, ashtu edhe nga ndikimi rus. Kështu ka thënë Ivana Stradner, bashkëpunëtore shkencore në Fondacionin për Mbrojtjen e Demokracisë në Uashington.

Në këtë intervistë për “Radion Evropa e Lirë”, ajo ka thënë se NATO-ja duhet të përdorë retorikën që do t’ia bëjë të ditur Serbisë dhe Rusisë se “nuk është lodër”.

“Rusisë, për ta destabilizuar Perëndimin, nuk i duhet që t’i shtyjë tanket në Uashington ose Bruksel, por i mjafton që të krijojë vatra të reja, në mënyrë që pesha e përqendrimit të zhvendoset plotësisht në veprimet tjera. Dhe, këtu nuk bëhet fjalë vetëm për Kosovën”, ka thënë Stradner.

Siç ka theksuar ajo, “Rusisë i konvenon konflikti në Ballkan” dhe aty po zhvillon luftë hibride.

Stradner ka thënë se Rusia kurrë nuk ka investuar vetëm në një parti ose në një njeri dhe ngjashëm ka ndodhur edhe në Serbi.

“Ajo ndikon në pushtetin aktual, në SNS-në (Partinë Progresive Serbe të Aleksandër Vuçiqit) dhe gjithashtu edhe në opozitën, e cila mjaft shpesh i shpreh qartë qëndrimet e saj ruse”, ka thënë ajo.

Përshkallëzimi i konfliktit, sipas saj, është një nga strategjitë ushtarake të Rusisë, në mënyrë që veten ta vendosë si ndërmjetësues. Kjo është duke ndodhur edhe në rastin e Kosovës, ka vlerësuar Stradner.

“Rusia, si ndërmjetësuese, nuk do të jetë e pranueshme për Kosovën. Por, ajo dëshiron që të vendoset si ndërmjetësuese, që së bashku me Amerikën dhe Bashkimin Evropian, të provojë ta zgjidhë këtë konflikt, gjë që sigurisht se nuk do të ndodhë”, ka thënë ajo.

Ajo ka theksuar se i ashtuquajturi plan franko-gjerman për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi, është i vështirë për Serbinë dhe presidenti serb, Aleksandër Vuçiq, nuk do ta pranojë.

Intervistën e plotë mund ta lexoni: KËTU

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Altin N. Ademi Kosova sot ka tre përbërës: ajo është…