Dështon Projektligji për pensionet e policisë, Bekë Berisha: Nuk mbahet shteti kështu

13 dhjetor 2022 | 12:01

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Bekë Berisha, i cili njëherësh është edhe kryetar i Komisionit për Siguri dhe Çështje të Mbrojtjes, ka kritikuar pushtetin për mosmbështetjen e Projektligjit për Pensionet e Policisë.

Berisha ka thënë se qasja e qeverisë ndaj shtetit është për keqardhje.

“Nuk mbahet shteti kështu”, ka thënë Berisha pas mbledhjes së këtij komisioni, duke shtuar se deputetët e pushtetit nuk e kanë mbështetur këtë projektligj.

“Sot u diskutua për herë të dytë Projektligji Nr.08/L-160 për pensionet e zyrtarëve policorë të Policisë së Kosovës dhe punonjësit e Inspektoratit Policor të Kosovës me autorizime policore. Edhe kësaj here shumica e pushtetit nuk e përkrahu këtë projektligj në komision. Për keqardhje kjo qasje e qeverisë ndaj shtetit”, ka thënë Berisha.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Botërorin e Katarit sonte do të luhet ndeshja e…