Politikani serb: Barrikadat në veri si mburojë e Milan Radoiçiqit dhe Zvonko Veselinoviqit

13 dhjetor 2022 | 12:49

Për politikanin serb, Miroslav Paroviq, barrikadat në veri dhe tensionimi i situatës në këtë pjesë të vendit i shërben vetëm dy përfaqësuesve të Listës Serbe, të cilët së fundmi janë sanksionuar edhe nga Mbretëria e Bashkuar,  Milan Radoiçiqi dhe Zvonko Veselinoviqi.

Sipas kryetarit të Lëvizjes për Lirin Popullore – parti serbe e cila nuk ka mundur të fitoi mandat në Kuvendin e Serbisë, thelbi i gjithë lojës së pistë të keqpërdorimit të ndjenjave atdhetare serbe ka të bëjë se partneriteti ndërmjet presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq dhe dy përfaqësuesve serb në Kosovë, Milan Radoiçiq dhe Zvonko Veselinoviq është lëkundur.

“Prandaj barrikadat në veri të Kosovës i shërbejnë qëllimit që dy biznesmenë kontrovers të hapin një linjë të pavarur negociatash me një faktor të jashtëm. Sigurisht, Vuçiqit nuk i pëlqen fare kjo dhe për këtë arsye ai po përpiqet të përdorë ushtrinë për t’i thënë të njëjtit faktor të huaj se edhe ai është i gatshëm të shkaktojë një krizë të madhe”, ka thënë Miroslav Paroviq.

Në leximin e tij, Paroviq, ka thënë se serbët në veri janë pengë të njerëzve si Vuçiqi, Radoiçiqi dhe Veselinoviqi.

“Prandaj nuk ka zgjidhje për asnjë problem në vend derisa të rrëzohet kjo qeveri e kriminalizuar dhe e korruptuar, e cila është shkaku i të gjitha tradhtive”, ka thënë ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-kryetari i komunës së Skenderajt, djali i heroit Hamëz Jashari,…