Akademik Qosja përkrah iniciativën që lulëkuqja me katër petale të jetë simbol i gjenocidit në Kosovë

13 dhjetor 2022 | 13:10

Akademik Rexhep Qosja përkrah iniciativën Qendrës “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e hapur” që lulëkuqja me katër petale të jetë simbol i gjenocidit në Kosovë.

Qosja ka shpërndarë në llogarinë e vet në “Facebook” linkun e Qendrës “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e hapur” në të cilën është parashtruar kërkesa drejtuar institucioneve të Kosovës që lulëkuqja me katër petale të bëhet simbol unik përkujtimor i gjenocidit në Kosovë.

“Mbështetja nga akademik Rexhep Qosja që lulëkuqja me katër petale të jetë simbol i gjenocidit në Kosovë është lajm i veçantë në kontekstin e mbështetjeve plebishitare që ka hasur iniciativa e Qendrës ‘Gjenocidi në Kosovë-Plagë e hapu’! Të paçim edhe shumë dekada akademik Rexhep Qosja!”, ka shkruar në “Facebook” kryetari i Qendrës “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e hapur”, Bardhyl Mahmuti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian, Josep Borell ka deklaruar…