Mbesa e deputetit të LV-së emërohet edhe zyrtarisht sekretare e MAShTI-t

13 dhjetor 2022 | 13:25

Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për emërimin e Fadile Dylës në pozitën e Sekretares së Përgjithshëm të Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit.

Dyla është vajza e vëllait të deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Jahja Koka.

Propozimin para kabinetit qeveritar e bëri zëvendësministri i Ministrisë së Punëve të Brendshme, Bardhyl Dobra.

“Në pajtim me dispozitat ligjore, MPB ka zhvilluar procedurën e rekrutimit për plotësimin e vendit. 5 kandidatë kanë aplikuar, 4 kanë hyrë në listë të ngushtë. Kandidatët që ka kanë kaluar kanë qenë Fadile Dyla dhe Xhavit Dakaj. Propozojmë emërimin e Fadile Dyla për mandat 4-vjeçar”, ka thënë Dyla.

Dyla, që me profesion është arkitekte, më herët ka punuar po në këtë ministri në një tjetër funksion. Ajo fillimisht u emërua ushtruese e detyrës dhe tani sekretare në dikasterin e udhëhequr nga Arbërie Nagavci e Vetëvendosjes.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, ka njoftuar se mënyra…