![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2022/12/arrestimi.jpg)
Arrestohet një person i kërkuar në Kaçanik
13 dhjetor 2022
| 13:32
Policia e Kosovës ka arrestuar një person në fshatin Soponicë të Kaçanikut. Personi i arrestuar është i moshës 35-vjeçare dhe është i ngarkuar me veprën penale “Vjedhje e pyjeve”.
“Policët e stacionit në Kaçanik, sot në ora 11:30 në fshatin Soponicë të Kaçanikut kanë arrestuar personin e kërkuar R.T ( M/K) i moshës 35 vjeçar. Ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Ferizaj për veprën penale ‘Vjedhje e pyjeve’ me dënim burgimi prej tridhjetë (30) ditëve. Pas kompletimit të dokumentacionit , i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit”, thuhet në njoftimin e PK-së.
Policia Rajonale e Ferizajt do të vazhdojë me realizimin e urdhëresave të gjykatës ndaj personave që ende nuk i janë përgjigjur thirrjes së gjykatës.