Brooklyni tregon dhëmbët, Bostoni sërish gabon

13 dhjetor 2022 | 14:12

Humbja e dytë radhazi për ekipin e Bostonit, që u mund me rezultat 113-93 nga Clippersat, por që ruan kreun e renditjes në Lindje. Ndeshje e dominuar nga kalifornianët, ku u dalluan George me 26 pikë e Leonard me 25 pikë.

Jashtë fushe ka fituar ekipi i Miamit, që mundi me rezultat 87-82 Indianas. Tjetër ndeshje e mirë për Adebayo, që realizoi 22 pikë e 17 rebound, mbështetur edhe nga Butler me 20 pikë.

Dallasi, falë 38 pikëve e 11 rebound të Luka Donqiq, mundi pa probleme Oklahomën me rezultat 121-114. Fitore në sekondën e fundit për San Antonion, që mposhti Cleveland, në një sfidë ku stoli i Spurs bëri diferencën, duke realizuar 55 pikë. Fitorja e katërt radhazi për Brooklynin, që duket se po kalon një formë të mirë. Nets mundën me rezultat 112-100 Washington, me Durantin protagonist, autor i 30 pikëve, mbështetur edhe nga Irving me 24 pikë.

Rezultatet

Indiana – Miami                 82-87
Washington – Brooklyn    100-112
Memphis – Atlanta            128-103
Dallas – Oklahoma            121-114
San Antonio – Cleveland  112-111
Portland – Minnesota       133-12
Clippers – Boston              113-93

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Edita Tahiri, ish-kryenegociatore e Kosovës për dialogun me Serbinë në…