Inzaghi për Ronaldon: E kemi të vështirë ta pranojmë fundin e karrierës sonë

13 dhjetor 2022 | 16:19

Filippo Inzaghi, ish-sulmuesi i famshëm italian për instinktin “vrasës” brenda zonës, deklaroi se e kupton momentin që po kalon Cristiano Ronaldo, duke iu referuar ngjarjeve të fundit dhe reagimit të “yllit” portugez, sidomos pas eliminimit të Portugalisë.

“Për ne është gjithmonë e vështirë ta pranojmë fundin e karrierës sonë. Asnjëherë nuk e di se çfarë të pret më pas, sepse ajo që bën të jep ndjenja që është e vështirë t’i rikuperosh”, ka thënë Pipo.

Trajneri aktual i Regginas në Serinë B italiane argumenton se për çdo trajner është e vështirë të menaxhojë situata si ajo e portugezit. “Askush nuk e di se çfarë po kalon në kokën e tij, por nuk është e lehtë për një trajner të përballet me një situatë si kjo. Për fatin tim, më detyruan të ndalem, por disa lojtarë e meritojnë ta përfundojnë karrierën në një nivel të lartë”, ka shtuar Inzaghi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia e Kosovës përmes një njoftimi për medie ka bërë…