Aeroporti ‘Nënë Tereza’: Anulohen fluturimet prej motit të keq

13 dhjetor 2022 | 21:13

Aeroporti Ndërkombëtar “Nënë Tereza” ka njoftuar se 10 fluturime janë anuluar apo zhvendosur për shkak të kushteve të këqija të motit në vende të ndryshme të Evropës.

Bëhet me dije se gjashtë avionë të linjës ajrore Wizz Air kanë kryer ulje në aeroportin e Shkupit për shkak të mjegullës që ka përfshirë vendin tonë.

Që nga Aeroporti i Shkupit, pasagjerët do të transportohen për në Tiranë, dhe disa prej pasagjerëve u është ofruar mundësia e rimbursimit.

“Sipas politikave përkatëse të kompanive ajrore, një pjesë e pasagjereve, fluturimet e të cilëve janë anuluar apo janë zhvendosur në aeroportet (Shkup, Athinë, Stamboll, Bari, Venecia) janë akomoduar përreth këtyre aeroporteve ndërkombëtare. Kompania ajrore Wizz Air ka siguruar gjithashtu transportin e pasagjerëve nga Aeroporti Ndërkombëtar i Shkupit drejt Tiranës. Disa pasagjerë iu është ofruar mundësia për rimbursim ose janë sistemuar në fluturime për destinacionet përkatëse.

Gjashtë avionë të linjës ajrore Wizz Air janë ulur në aeroportin e Shkupit për shkak të mjegullës ndërsa një fluturim me destinacion Luton-Tiranë është anuluar për shkak të dëborës në Londër. Moti i keq ka afektuar edhe fluturime të kompanive ajrore si Pegasus dhe Air Albania, Lufthansa”, thuhet në njoftim.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi është…