Tahiri: Përpjekjet e Kurtit s’patën sukses për ta ndalur Asociacionin, nuk ndihmoi as tymi në veri
13 dhjetor 2022
| 22:51
Ish-kryenegociatorja, Edita Tahiri ka folur për deklaratën e të dërguarit të posaçëm amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar ka thënë se Asociacioni i Komunave me shumicë serbe duhet të krijohet si një obligim që e ka marrë Kosova.
Tahiri përmes një shkrimi në “Facebook” tha se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nuk po mund ta shmang Asociacionin.
“Escobar kërkon Asociacionin menjëherë, siç po shihet as përpjekja e fundit e Kurtit për ta shmangur atë nuk pati sukses, madje as ‘tymi nga veriu’ nuk e ndihmoi”.