NBA: Trofeu MVP do të marrë emrin e ikonës së basketbollit

14 dhjetor 2022 | 13:38

National Basketball Association (NBA) ka prezantuar 6 trofe, të dizajnuar dhe që i janë dedikuar disa prej legjendave të këtij sporti. Këto trofe do të dorëzohen në fund të sezonit, në një ceremoni speciale.

Trofeu MVP (Most Valuable Player) do të quhet “Trofeu Michael Jordan” dhe do t’i jepet si gjithnjë basketbollistit më të mirë. Ndërsa trofetë e tjerë do të kenë emrat e disa prej pionerëve të këtij sporti, që kanë kontribuar në vendosjen e standardeve të jashtëzakonshme në NBA.

“Koleksioni ynë i ri i trofeve do të festojë disa nga basketbollistët më të mëdhenj në historinë e NBA-së”, ka thënë komisioneri Adam Silver. “Ne vlerësojmë lojtarët më të mirë të sezonit, duke nderuar edhe ata që kanë qenë legjenda ndër vite”, u shpreh Silver.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të mërkurën (sot) do të zhvillohet ndeshja e mbetur e…