Shumë klube në garë për Ramosin, kjo është shuma që kërkon Benfica

14 dhjetor 2022 | 14:42

Shumë klube menjëherë kanë shprehur interesim për sulmuesin e Portugalisë, Gonçalo Ramos.

Mirëpo klubi portugez, Benfica nuk është gati ta lirojë sulmuesin vetëm nëse ndonjë klub e paguan shifrën e klauzolës prej 120 milionë euro. Klubet e interesuara për 21-vjeçarin janë Manchester United, Paris Saint-Germain, Bayern Munchen, Wolves dhe Newcastle United.

Ramosi ka kontribuar me 7 gola dhe 1 asistim në 10 paraqitje me Benficën këtë sezon, pa harruar pesë golat në gjashtë ndeshje të Ligës së Kampionëve. Ndërsa shënoi edhe tri gola në Kupën e Botës.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kievi ka njoftuar më 14 dhjetor se kishte siguruar lirimin…